
Politika e Transportit
Transporti & Dorëzimi
Informacionet më poshtë shpjegojnë kostot, afatet dhe rregullat e dorëzimit për porositë në Madekos Store.
Kostoja e transportit
- Për çdo porosi me vlerë deri në €20.00, kostoja e transportit është €2.50; për porositë mbi €20.00, transporti është falas.
Vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Koha e dorëzimit
Koha e pritshme e dorëzimit llogaritet për secilin produkt individualisht, në varësi të disponueshmërisë dhe kërkesës. Zakonisht dorëzimi bëhet brenda 1–2 ditë pune.
Porosi me disa produkte: Nëse porosia përmban produkte me data të ndryshme dorëzimi, data e pritshme përcaktohet nga afati më i gjatë. Dorëzimi bëhet ekskluzivisht në ditë pune.
Dërgesë brenda ditës (Prishtinë)
- Për porosi të bëra deri në orën 14:00, ekziston mundësia e dërgimit në të njëjtën ditë brenda territorit të qytetit të Prishtinës (në varësi të disponueshmërisë dhe kapaciteteve të shpërndarjes).
Pranimi i dërgesës & përgjegjësitë
- Marrësi është i detyruar të vërtetojë tërësinë dhe integritetin fizik të produkteve gjatë pranimit. Ankesat e mëvonshme për dëmtime të dukshme fizike mund të mos pranohen.
- Shërbimi i shpërndarjes së paketave mban përgjegjësi për dëmtimet fizike që ndodhin gjatë transportit; në këto raste, konsumatorit i dorëzohet produkt i ri (pas verifikimit të rastit).
- Pranuesit i rekomandohet të mos marrë produkte për të cilat nuk ka marrë faturë të vërtetuar siç duhet dhe (kur aplikohet) kartë garancie.
- Rekomandohet ruajtja e paketimit origjinal dhe përdorimi i tij në çdo lloj transporti, si dhe në rast ankese të mundshme.
Nëse pranuesi nuk është në adresë
- Nëse pranuesi i dërgesës nuk është në adresën e specifikuar në momentin e dorëzimit, postierët do të tentojnë dorëzimin maksimumi dy herë: një herë gjatë së njëjtës ditë dhe një herë gjatë ditës së ardhshme. Nëse pas kësaj dorëzimi është i pasuksesshëm, dërgesa i kthehet dërguesit.
Venddorëzimi
Dorëzimi bëhet në hyrje të objektit të banimit. Në rast të pallateve, postierët janë të detyruar të dorëzojnë paketën në hyrje të pallatit (jo në hyrje të banesës).
Kontakt dhe përditësime
- Për pyetje rreth transportit:
info@madekosmedical.com,
+383 49 555 635.